image Policia jep detaje për shpërthimin në Fushë Kosovë

Siguri

Policia jep detaje për shpërthimin në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovës ku dyshohej se në një lokal ka shpërthyer një granatë.

Policia njofton se ky shpërthim ka shkaktuar disa dëme materiale, mirëpo për fat të mirë nuk është raportuar për persona të lënduar.

Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një lokal dhe si pasoj, janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në terren dhe sipas tyre, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granat dore. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse për zbuluar se si ka ndodhur ky shpërthim. /GazetaSinjali/