image Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Podujevë

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Podujevë

news image

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në ora 16:16.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Raportohet se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të pistoletës./GazetaSinjali/