image Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi mbrëmë “Te Qafa” në Prishtinë, ka të lënduar

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi mbrëmë “Te Qafa” në Prishtinë, ka të lënduar

news image

Një veturë ka përfunduar në brendinë e një lokali në Prishtinë, gjatë një vetaksidenti të trafikut që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Qafa” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit nga ngasësi i veturës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka ndodhë një aksident  trafiku, ku nje veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në këtë aksident është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/