image Policia jep detaje për aksidentin në Fushë-Kosovë, ka të lënduar

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë-Kosovë, ka të lënduar

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksidenti në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë, kanë pësuar lëndime trupore 4 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Sinjali se në aksident janë përfshirë 2 vetura.

Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/