image Policia i arreston dhe i dërgon në mbajtje dy persona në Rahovec: Ecnin në këmbë pa arsye

Kosovë

Raporti/ Policia i arreston dhe i dërgon në mbajtje dy persona në Rahovec: Ecnin në këmbë pa arsye

news image

Dy persona janë arrestuar nga Policia dje rreth orës 14:00 në Rahovec.

Policia ka njoftuar se ata janë arrestuar sepse “ishin duke ecur në këmbë, pa ndonjë arsye”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rahovec 26.03.2020 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti ishin duke ecur në këmbë, pa ndonjë arsye”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/