image Policia has në një veturë të braktisur në Lipjan, nuk dihet për fatin e shoferit

Siguri

Policia has në një veturë të braktisur në Lipjan, nuk dihet për fatin e shoferit

news image

Dje në fshatin Janjevë në Lipjan, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të braktisur. Vetura ishte me targa vendore, pronë e një burri, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet në Polici tregojnë se të njëjtit, meqë nuk kishin arritur të bien në kontakt me të dyshuarin, kanë kontaktuar gruan dhe vëllain e viktimës.

Të njëjtit, siç mëson Sinjali, kanë treguar se kanë dëgjuar prej viktimës me 8 prill për herë të fundit dhe më nuk dinë gjë për të.

Policia tashmë ka nisur hetimet. /Gazeta Sinjali/