image Policia gjen marihuanë në një veturë në Skenderaj

Siguri

Policia gjen marihuanë në një veturë në Skenderaj

news image

Policia e Kosovës dje ka gjetur drogë në një veturë në fshatin Lubovec të Skenderajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se derisa Policia patrullonte në atë pjesë, ka ndalur një veturë, në të cilën ka gjetur dhe konfiskuar dy qese me marihuanë dhe një mulli.

Sipas këtyre burimeve personi që drejtonte këtë veturë është arrestuar dhe rasti ndaj tij është hapur si “posedim i narkotikëve”.

/GazetaSinjali/