image Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Siguri

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me identifikimin e një personi që dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i kërkuari dyshohet se me 13 maj 2021 në fshatin Nabergjan të Pejës, ka hyrë me forcë në një shtëpi dhe pasi është identifikuar nga pronarët e shtëpisë, ai ka shtënë në drejtim të tyre ku si pasojë është lënduar një person.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifikoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, Policia bën të ditur se të gjithë ata që kanë informacione rreth vendndodhjes së tij, të lajmërohen në numrat 192 dhe 080019999 (pa pagesë) dhe 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë./Gazeta Sinjali/