image Policia e Kosovës publikon rezultatet e testeve të kandidatëve për zyrtar policor
[wp-story id="814678"]

Siguri

Policia e Kosovës publikon rezultatet e testeve të kandidatëve për zyrtar policor

news image

Policia e Kosovës ka shpallë listën e rezultateve me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se kandidatët që kanë arritur 70% e më lartë do t’i nënshtrohen testit të shkathësive fizike.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës shpallë listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datën 20.02.2023.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike mbahet me datën 02.03.2023 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten dy (2) orë para fillimit të mbajtjes së testit.

Kandidatët nga lista e publikuar, me vete duhet të kenë:

1. Numrin e aplikacionit (shih listat e shpallura),

2. Letërnjoftimin dhe

3. Veshje sportive.

Për më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike, udhëzoheni ti referoheni udhëzimit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi Punësimi”.

/GazetaSinjali/