image Policia e Kosovës në aksion për kapjen e hajnave

Siguri

Policia e Kosovës në aksion për kapjen e hajnave

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, me qëllim të arrestimit të disa personave të dyshuar për vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se ky aksion po zhvillohet në disa lokacione të ndryshme.

“Është realizuar një operacion, i cili ndërlidhet me arrestimin e disa personave të dyshuar për kryerje të vjedhjeve, në lokacione të ndryshme. Për detaje, lëshohet një komunikatë për media”, tha Kelani./Gazeta Sinjali/