image Policia e Kosovës ndalon një gazetar, dyshohet se pengoi zyrtarët policorë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

Policia e Kosovës ndalon një gazetar, dyshohet se pengoi zyrtarët policorë

news image

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gjatë pasdites së sotme, Policia e Kosovës ka ndaluar një gazetar të një mediumi ( emër i njohur për redaksinë) nën dyshimin e veprës penale “Pengim i zyrtarit policor në kryerje të detyrës”.

Siç kanë bërë të ditur sinjalizuesit, gazetari është shoqëruar në stacion policor, ku në prezencë të prokurorit është intervistuar në cilësi të dyshuarit.

Siç mëson Gazeta Sinjali me vendim të prokurorit kujdestar ndaj tij iniciohet rast për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin