image Policia e Kosovës me plan operativ për ndeshjen Kosovë-Greqi, bllokohen këto rrugë të kryeqytetit

Siguri

Policia e Kosovës me plan operativ për ndeshjen Kosovë-Greqi, bllokohen këto rrugë të kryeqytetit

news image

Policia e Kosovës ka publikuar një komunikatë për media lidhur me sigurinë që do të ofrojë nesër para nisjes dhe pas përfundimit të lojës mes Kosovës dhe Greqisë e cila do të zhvillohet prej orës 20:45, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet policore kanë hartuar një plan operativ për të ofruar siguri para fillimit të ndeshjes dhe pas.

Në planin operativ përfshihet edhe zbatimi i një kontrolli të tifozëve që tentojnë të hyjnë me forcë në stadium.

Policia në njoftim shton se personat të cilët nuk kanë bileta nuk lejohen të afrohen afër stadiumit.

Ndërkohë, për shkak të zhvillimit të lojës, Policia ka bërë të ditur se nesër që nga mëngjesi rrugët që shkojnë drejt stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave. Pra, nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’ në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit.

Kurse veturat zyrtare që lejohen të futën në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga ‘Tirana’.

/GazetaSinjali/