image Policia e Kosovës me kontroll rigoroz në stadiumin 'Fadil Vokrri' (FOTO)

Siguri

Policia e Kosovës me kontroll rigoroz në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ (FOTO)

news image

Sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe pak minuta në nisjen e ndeshjes, në stadium shihet një numër i Policëve të Kosovës të cilët janë duke e vëzhguar nga afër situatën.

Kujtojmë se dje përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se do ketë në kontroll situatën dhe nuk do lejohet asnjë parregullësi.

Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga Sinjali, çdo gjë është pa ndonjë incident deri më tani.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo risi.

/GazetaSinjali/