image Policia e konfirmon vdekjen e motoçiklistit në Veternik, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

Siguri

Policia e konfirmon vdekjen e motoçiklistit në Veternik, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veternik ku dyshohej se një person ka vdekur. Policia tashmë e ka konfirmuar vdekjen e shoferit të motoçikletës, i cili u godit nga një veturë.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”

/GazetaSinjali/