image Policia e kap të dyshuarin që e sulmoi me thikë fëmijën në Prizren dhe ia grabiti 10 euro, ndalohet për 48 orë

Siguri

Policia e kap të dyshuarin që e sulmoi me thikë fëmijën në Prizren dhe ia grabiti 10 euro, ndalohet për 48 orë

news image

Pas dy ditësh në arrati, ka rënë në prangat e Policisë i dyshuari për grabitjen e një shume të hollave nga një fëmijë në rrugën “Hasan Prishtina” në Prizren. Ai është kapur gjatë ditës së djeshme dhe është dërguar në mbajtje, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 18-vjeçarin E.V., i cili më 6 gusht dyshohet se ka sulmuar me thikë një 16-vjeçar, të cilit ia ka grabitur 10 euro.

Ngjarja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes deri dje kur Policia e lokalizoi vendndodhjen e tij dhe e arrestoi.

Sinjali mëson se pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “grabitje”.

/GazetaSinjali/