image Policia e Gjakovës flet për zyrtarët policorë që u filmuan në lokal para se të fillonte aksioni

Kosovë

Policia e Gjakovës flet për zyrtarët policorë që u filmuan në lokal para se të fillonte aksioni

news image

Në disa pamje të dërguar sonte në Gazetën Sinjali janë parë disa zyrtarë policorë në njërën nga kafeteritë në qendër të Gjakovës.

Gazeta Sinjali ka raportuar për këtë rast, për të cilin ka reaguar drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se zyrtarët policorë ishin duke ngrënë darkë, para fillimit të aksionit masiv të Policisë bashkë me Inspektoratin për të monitoruar respektimin e masave kundër koronavirusit.

“Zyrtarët policorë kanë qenë duke darkuar para se të fillonte aksioni. Përndryshe, ata kanë vazhduar në aksion për të monitoruar zbatimin e masave të qeverisë”, ka thënë Graishta.

Policia e Kosovës me Inspektoratin kanë zhvilluar sontë një aksion masiv në tërë Kosovën. /GazetaSinjali/