image Policia e dërgon në stacion për intervistim, i dyshuari ua dëmton zyrën

Siguri

Policia e dërgon në stacion për intervistim, i dyshuari ua dëmton zyrën

news image

Një person në Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, pasi i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion, i njëjti në zyrën e intervistimit ka dëmtuar një tavolinë dhe një karrige.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së premtes rreth orës 05:00, në fshatin Reçak të komunës së Ferizajt. /GazetaSinjali/