image Policia dje inicoi 13 raste për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Siguri

Policia dje inicoi 13 raste për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka iniciuar 13 raste për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Malishevë.

Raporti 24 orësh i policisë rreth rasteve për mosrespektim të dispozitave shëndetësore:

Prishtinë 09.08.2020 – 4:07. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti si më lart pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish. Rasti në procedurë të rregullt.

Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishin qenë katër të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishin qenë dy të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Reshat Kajragdiu, Prizren 09.08.2020 – 03:50. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari nuk është intervistuar, pasi që ishte në gjendje të dehur dhe i njëjti do të mbahet në ndalim policor.

Fsh. Atmaxhe, Prizren 09.08.2020 – 15:45. Njësiti policor ka intervenuar në një aheng familjar ku kishte të mbledhur rreth pesëdhjetë persona duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, dasmorët janë shpërndarë nga ahengu ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti si më lartë.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 09.08.2020 – 23:25. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar  është inicuar rasti si më lartë pasi i njëjti ka organizuar muzikë live në lokalin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë.

Pejë 09.08.2020 – 20:31. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti si më lartë pasi i njëjti në hotelin e tij ka lejuar grumbull njerëzish rreth 50 persona duke mos respektuar vendimin e qeverisë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Labinot Krasniqi, Malishevë 09.08.2020 – 23:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar me rreth 40 persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/