image Policia deklarohet për aksidentin në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Policia deklarohet për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Sot rreth orës 14:25 ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin Veternik – Bresje, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas informacioneve të para nga Policia, në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime, me ç’rast iu është nevojitur edhe trajtimi mjekësor.

“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin’, tha Krasniqi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/