image Policia arreston 11 persona në Francë, e fyejnë ministrin e brendshëm gjatë fjalimit

Evropë

Policia arreston 11 persona në Francë, e fyejnë ministrin e brendshëm gjatë fjalimit

news image

Një grup qytetarësh organizuan protestë në Francë kundër ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, ku u arrestuan 11 persona.

Protesta ishte e vogël dhe u mbajt gjatë një ceremonie përkujtimore ndaj priftit Jacques Hamel, i cili u vra para katër vitesh në kishën e tij nga një sulm terrorist, shkruan AFP.

Darmanin gjatë fjalimit të tij ishte fyer. Kështu policia ka arrestuar 11 persona.

Darmanin në fillim të korrikut është emëruar ministër i Brendshëm. Ndaj ish-ministrit të Financave është duke u bërë hetim ndaj një akuze për përdhunim. Darmanin 37-vjeçar ka mohuar këto akuza./ Gazeta Sinjali/