image Policia arrestoi 16 persona në 3 komuna, këto ishin qytetet më të disiplinuara

Kosovë

Statistikat/ Policia arrestoi 16 persona në 3 komuna, këto ishin qytetet më të disiplinuara

news image

Policia e Kosovës arrestoi 16 persona gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Mitrovicën Jugore, gjithsej 8 persona.

Në Gjakovë policia arrestoi 6 persona, ndërsa 2 të tjerë në Prizren.

Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja e Mitrovica Veriore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia./Gazeta Sinjali/