image Policia në Fushë - Kosovë arreston dy persona të dyshuar për vjedhje të veturave

Siguri

Policia në Fushë – Kosovë arreston dy persona të dyshuar për vjedhje të veturave

news image

Policia e Kosovës në rajonin e Fushë – Kosovës ka arrestuar dy persona të moshave të ndryshme, pasi që të njëjtit akuzohen për vjedhje të veturave, raporton Gazeta Sinjali.

Personave të dyshuar, Policia iu ka gjetur dhe sekuestruar disa pajisje të palejuara që ata i mbanin me vete.

Ashtu siç bën të ditur Policia iu ka sekuestruar pajisje për hapjen dhe ndezjen e veturave të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave.

Të dyshuarit e arrestuar janë C.P., 56-vjeç dhe Sh.N., 66-vjeç. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/