image Policët i ndalin tri vajza në Prishtinë, njëra bie në tokë para tyre

Siguri

Policët i ndalin tri vajza në Prishtinë, njëra bie në tokë para tyre

news image

Dy pjestarë të Policisë së Kosovës në Prishtinë ka ndalur tri vajza në rrugën “Luan Haradinaj”, ku janë parë duke ua shkruajtur emrat në një listë. Ndërkohë, njëra nga vajzat ka rënë në tokë para këmbëve të policëve.

Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues, të tri vajzat shihen me maskat e vendosura, por nuk dihet arsyeja e ndaljes.

Teksa një zyrtar policor po mbante shënime në formularin e tij, njëra nga vajzat bie në tokë, pasi si duket nuk ndjehej mirë.

Më pas nga pamjet shihet që vajza nën përkujdesjen e policëve hynë në veturën e këtyre të fundit.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje./ Gazeta Sinjali/