image Policë që ikin me vrap, qytetarë që shtrihen në rrugë, momenti i vrasjes së mjekut në Elbasan

Shqipëri

Policë që ikin me vrap, qytetarë që shtrihen në rrugë, momenti i vrasjes së mjekut në Elbasan

news image

Gazetari i Abc Aldo Kozarja ka siguruar videon që tregon momentin kur vritet mjeku Pjerin Xhuvani në Elbasan, në 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve lokale.

Siç shihet edhe në video pak çaste para ngjarjes së rëndë, para se Arbër Paplekaj të qëllojë mbi mjekun Pjerin Xhuvani, ka forca të shumta policie në lagjen 5 maji, si dhe qytetarë të dy kampeve politike që debatojnë ashpër me njëri-tjetrin.

Ndërkohë pasi Paplekaj qëllon me armë, shihet se si policët largohen me vrap nga vendngjarja, ndërkohë që qytetarët braktisin mjetet në rrugë dhe largohen të alarmuar.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të cilët akuzohen për mosveprim.

/GazetaSinjali/