image Polica jep detaje për personin e plagosur në Pejë

Kosovë

Siguri/ Polica jep detaje për personin e plagosur në Pejë

news image

Një 31-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës nga persona të panjohur deri më tani.

Xhevat Ibraj për Gazetën Sinjali ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Begolli”, afër një kafiterie, sipas tij rreth orës 19:20 nga një veturë e cila ka kaluar në afërsi të viktimës dhe nga xhami i kësaj vetura është goditur në kofshën e djathtë viktima, i cili nuk është në rrezik për jetë.

Siç njofton zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i plagosuri ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt më parë.

“Rasti ka ndodhur ne Rr. Xhevat Begolli  rreth ores 19:20 me këtë rast pran tyre ka kaluar një veturë  dhe aty ata kanë dëgjuar një të shtënë dhe kanë vërejtur viktimën e plagosur e cila pastaj është dërguar në spital. Viktima deklaron se nuk ka ndonjë problem apo konflikt të hapur me ndokënd. Plaga të cilën e ka marrë nuk përbën rrezik për jetën sipas mjekve dhe është në kofshën e djathtë dhe mjeket i kanë ndërmar masat adekuate ndaj të plagosurit, ka deklaruar Ibraj.

Policia është vënë në kërkim të personi të dyshuar i cili deri më tani nuk është i njohur për organet kompetente

“Kemi pranuar informacionin fillestar se në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar në person i plagosur nga arma e zjarrit. Ju kemi përgjigjur rastit në spital menjëherë dhe paralel kemi shtrirë hetimet në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhevat Begolli’. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa një operacion policor po zhvillohet edhe në këto orë për kapjen e autorit ose autorëve. Të dhëna shtesë tani për tani mund të dëmtojnë operacionin”, ka thënë Ibraj. /Gazeta Sinjali/