image Podujevë: Xhaxhai e zbulon se nipi ia vodhi veturën e makinën e grurit nga garazhi, i riu e pranon veprën

Siguri

Podujevë: Xhaxhai e zbulon se nipi ia vodhi veturën e makinën e grurit nga garazhi, i riu e pranon veprën

news image

Gazeta Sinjali ditë më parë raportoi për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Sveçël të komunës së Podujevës, ku një 64-vjeçar e ka njoftuar Policinë se dikush e ka shfrytëzuar pikun e natës dhe ia ka vjedhur veturën e tipit Mercedes nga garazhi i shtëpisë, si dhe një makinë bujqësore, që të dyja së bashku kapin një vlerë rreth 2 mijë euro.

Sinjali mëson se pas një pune intensive të njësiteve policore, është identifikuar i dyshuari, i cili më pas është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që u arrestua është nipi i ankuesit dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer në tërësi veprën për të cilën dyshohet.

Veturën dhe gjërat që i kishte vjedhur në garazhin e xhaxhait të tij, i dyshuari i kishte shitur tek një person, por që të njëjtat janë kthyer në pronësi të ankuesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është hapur rast në Polici për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/