image Podujevë/ Rrahën dhe kërcënuan njëri-tjetrin, përfundojnë në pranga

Siguri

Podujevë/ Rrahën dhe kërcënuan njëri-tjetrin, përfundojnë në pranga

news image

Një mosmarrëveshje që kishin mes veti i shtyu që të përleshen fizikisht dy persona në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, as kjo përleshje nuk u mjaftoi dhe dy të dyshuarit filluan ta kërcënonin njëri-tjetrin.

Me këto veprime ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosje”, për çka edhe përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës.

Për rastin që ndodhi të enjten, rreth orës 22:55, në rrugën “Nuhi Gashi”, dy të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, u dërguan në mbajtje./Gazeta Sinjali/