image Podujevë: 64-vjeçarit ia vjedhin Mercedesin pa targa nga garazhi i shtëpisë, s’e kishte të regjistruar

Siguri

Podujevë: 64-vjeçarit ia vjedhin Mercedesin pa targa nga garazhi i shtëpisë, s’e kishte të regjistruar

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët as në oborret e shtëpive e tyre nuk po kanë siguri t’i lënë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Sveçël të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se një 64-vjeçar e ka njoftuar Policinë se dikush e ka shfrytëzuar pikun e natës dhe ia ka vjedhur veturën e tipit Mercedes nga garazhi i shtëpisë, si dhe një makinë bujqësore, që të dyja së bashku kapin një vlerë rreth 2 mijë euro.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokuroria u vu në dijeni për këtë rast, pas denoncimit të viktimës, i cili njoftoi se vetura që ia vodhën nuk ka targa, pasi s’ka qenë i regjistruar në Qendrën për Regjistrime të Automjeteve.

Si rezultat i denoncimit, është iniciuar rasti vjedhje e rëndë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/