Një person është arrestuar sot në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, teksa po tentonte të dilte jashtë territorit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se personi i arrestuar u kap pasi rezultoi se ndaj tij është lëshuar urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi kishte kryer veprën penale ‘Vjedhje e shërbimeve komunale’.
Posa u arrestua, i dyshuari është dërguar në stacion policor në Prishtinë dhe të njëjtit i është sekuestruar dokumenti identifikues dhe është urdhëruar që të paraqitet në Gjykatë.