image "Po bëni kontrabandë", opozita kundërshton propozimet që të futet pika për shkarkimin e bordit të AKP-së

Politikë

“Po bëni kontrabandë”, opozita kundërshton propozimet që të futet pika për shkarkimin e bordit të AKP-së

news image

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare të Kuvendit me dy propozime atë të raportit vjetor të AKP-së dhe emërimi i anëtarëve të bordit të ARKEP-it.

“Propozoj dy pika shtesë të rendit të ditës. Propozoj futjen në rend të ditës të dy rekomandime të miratuara në Komisionin për Ekonomi, i pari ka të bëjë me raportin vjetor të AKP-së dhe tjetri për anëtarët e bordit të ARKEP-it: ka thënë shefja e GP të VV-së Mimoza Kusari Lila.

Por futja e këtyre dy pikave është kundërshtuar nga partitët e tjera. Ferat Shala e ka quajtur të ngutshëm këtë veprim të Vetëvendosjes.

“Konsideroj që Komisioni e ka përmbyllur me sukses te gjithë atë që është i thirrur Komisioni. Nuk e di pse po bëhet kjo nguti kur ende nuk është procesuar raporti i rregullt për kryesi të kuvendit. Unë kam ndarë opinionit tim dhe pse duhet të hyjë sot si pikë e rendit të ditës pa procedurë pa pritur mendim. Në Komision kanë dalë të dhëna shqetësuese për thirrjen e kryeministrit qe i ka bërë AKPsë për ndaljen e procedurave. Emaili i kryeministrit në ditën që i është drejtuar bordit për ndërprerje të procesit ka shkuar në një ditë të rëndësishme që mbi 1000 hektarë t’i kthehen agjencisë. Unë kam kërkuar raport shtesë pse bash atë ditë 15 minuta para vendimmarrjes kryeministri ka kërkuar ndërprerje të procesit të vendimmarrjes. A ka pas informacion kryeministri çka është duke ndodhur në AKP kur e ka dërguar atë email apo pse kur ky vet në program e ka kthimin e pronave pse e ka ndërpre atë proces” ka thënë Shala.

LDK gjithashtu e ka quajtur të paarsyeshme futjen e këtyre dy pikave në rend të ditës.

“Kërkesa për të futur në rend dite pika të tilla është e paarsyeshme, si grup parlamentar po na përsëriten situatat kur çështjet po vijnë me urgjencë në sallë. Ky imponim po më duhet i paarsyeshëm. Nuk ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme që sot të merremi me urgjencë me cështjen e ARKEP-it dhe AKP-së. Është jo serioze të trajtohen këto tema në këtë formë. Asnjë deputet se ka ditur që do të trajtohen këto tema në këtë formë. Ne e kundërshtojmë, mund të thirrni një seancë tjetër brenda procedurave”

Ndërsa Besnik Tahiri nga AAK këtë veprim e ka quajtur kontrabandim.

”Synimi dhe qëllimi për të shtyer përpara këtë agjendë të kapjes së institucioneve rend me rend ne jemi kundër dhe kërkojmë që kjo të bëhet në një seancë tjetër.”

/GazetaSinjali/