image Plumbi qorr bie në oborrin e një shtëpie në Deçan, plagoset 28-vjeçari

Siguri

Plumbi qorr bie në oborrin e një shtëpie në Deçan, plagoset 28-vjeçari

news image

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

Një fat të tillë e ka pasur edhe një i ri në fshatin Pobergjë të komunës së Deçanit, i cili është lënduar si pasojë e një plumbi qorr që ra në oborrin e shtëpisë së tij.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:50, kur një plumb që nuk dihet se nga erdhi ka goditur krahun e 28-vjeçarit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe kanë kryer të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

/GazetaSinjali/