image “Plisat” e akuzojnë basketbollistin e KB Bashkimit për fyerje raciste

Basketboll

“Plisat” e akuzojnë basketbollistin e KB Bashkimit për fyerje raciste

news image

Tifozët nga Prishtina, “Plisat” përmes një reagimi kanë thënë se basketbollisti i KB Bashkimit, Musab Mala ka bërë fyerje raciste, shkruan Sinjali Sport.

Ky tifo-grup ka dënuar sjelljen raciste të Malës, duke thënë se këto ngjarje janë të turpshme.

Po ashtu, “Plisat” kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masa.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

DËNOJMË ASHPËR SJELLJET RACISTE TË BASKETBOLLISTIT KB BASHKIMIT MUSAB MALA

Sot në ndeshjen e zhvilluar në Prizren në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll në javën XXI ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Prishtinës, në çerekun e katërt, kur Prishtina ishte në avantazh, disa basketbollistë të pandërgjegjshëm filluan me fyrje verbale dhe presion psiqik ndaj basketbollistëve tanë. Por kapaku ishte kur Musab Mala fyu në baza raciste lojtarët tanë Tevin Mack dhe Nigel Johnson. Këto ngjarje të turpshme i dënojme ashpër dhe kërkojmë nga organet kompetente të Federatës të marrin masa sa më të shpejta. Prishtina jetë, tjerat imtësira! /Gazeta Sinjali Sport/