image Plas sherri për një kamion në Pejë, 29-vjeçari kërcënon një person: “S’ka me t’vy jeta as ty e as mu”

Siguri

Plas sherri për një kamion në Pejë, 29-vjeçari kërcënon një person: “S’ka me t’vy jeta as ty e as mu”

news image

Konfliktet, përleshjet e rrahjet që eskalojnë në qytete e fshatra të ndryshme në vendin tonë shumë herë ndodhin për motive banale. Qytetarët të cilët bien pre e këtyre rasteve kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i zgjidhur problemet me persona me të cilët futen në sherr, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës, ku një person është kërcënuar nga një 29-vjeçar, në lidhje me një mosmarrëveshje për një kamion. Ndonëse ende nuk dihen detajet e zënkës mes tyre, kanosja dyshohet të ketë qenë serioze, thonë burimet nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari A.K., ia ka dërguar viktimës disa mesazhe kërcënuese, ku ndër të tjera i ka thënë “o shpiun, po t’betohna se s’ka me t’vy jeta as ty e as mu”. Posa ka pranuar këto mesazhe, viktima e ka njoftuar menjëherë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është aktivizuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit, të cilit ia ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

/GazetaSinjali/