image Plagosje në Gjakovë, një 44-vjeçar dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Siguri

Plagosje në Gjakovë, një 44-vjeçar dërgohet në gjendje të rëndë në spital

news image

Një person ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë në fshatin Dujakë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari Sh.K., ka gjuajtur me armë në drejtim të një 44-vjeçari, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Për pasojë, viktima është dërguar me urgjencë në spital pasi ka marrë lëndime në gjoks. Nga emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se gjendja e tij është e rëndë.

Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, te i cili është gjetur edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/