image Plagosje me armë zjarri në një lokal të Ferizajt

Kosovë

Siguri/ Plagosje me armë zjarri në një lokal të Ferizajt

news image

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, në fshatin Babush të Ferizajt një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima është mashkull dhe është dërguar në  QKUK për trajtim mjekësor.

Në raport thuhet se në rrethana ende të panjohura ai është plagosur në këmbë me armë zjarri, derisa ishte në një lokal.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar gjashtë gëzhoja të armës, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti në rrethana të panjohura, në një lokal është plagosur  në këmbë me armë zjarri, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të armës. Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/