image Plagosja në Pejë/ I dyshuari shtiu pesë herë me kallashnikov drejt kushëririt të tij

Siguri

Plagosja në Pejë/ I dyshuari shtiu pesë herë me kallashnikov drejt kushëririt të tij

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rast të rëndë në fshatin Kryshec të komunës së Pejës ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një person.

Sinjali mëson se i dyshuari ka gjuajtur pesë herë me kallashnikov në drejtim të viktimës, me të cilin kanë lidhje gjaku, ku si pasojë e plagëve të rënda viktima është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur personi i dyshuar është arrestuar e po ashtu është konfiskuar edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se krejt kjo ndodhi për shkak se i dyshuari kishte dëgjuar se viktima ka folur diku keq për të.

/GazetaSinjali/