image Plagoset një person në Pejë, të përfshirë në rast edhe nëntë të tjerë

Siguri

Plagoset një person në Pejë, të përfshirë në rast edhe nëntë të tjerë

news image

Një i mitur së bashku me nëntë persona të tjerë janë përfshirë në një rast për therjen e një personi.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa të tjerët ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 02.07.2020-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur nën dyshimin se i njëjti  së bashku me nëntë persona tjerë të dyshuar kishte qenë i përfshirë  në  rast ku  viktima mashkull  kosovar i mitur ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditë me ndonjë mjet të mprehtë – thikë,  i cili  si pasojë e kësaj  kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. /Gazeta Sinjali/