image Plagoset një 31-vjeçar në Pejë, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Plagoset një 31-vjeçar në Pejë, policia jep detaje

news image

Një 31-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Begolli”, afër një kafiterie, transmeton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Kemi pranuar informacionin fillestar se në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar në person i plagosur nga arma e zjarrit. Ju kemi përgjigjur rastit në spital menjëherë dhe paralel kemi shtrirë hetimet në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhevat Begolli’. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa një operacion policor po zhvillohet edhe në këto orë për kapjen e autorit ose autorëve. Të dhëna shtesë tani për tani mund të dëmtojnë operacionin”, ka thënë Ibraj./Gazeta Sinjali/