Një person është plagosur me thikë sonte në Tiranë, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia e Shtetit ka njoftuar se 24-vjeçari me inicialet A.K. është goditur me thikë pas një konflikti të çastit.
Tutje policia ka njoftuar se 24-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Identiteti i autorit është mësuar nga policia, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura, pasi efektivët janë vendosur në kërkim të tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.