image Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi

Rajon

Rajoni/ Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi

news image

Një shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një përleshje me armë zjarri mes katër personave, mbrëmjen e sotme në Paleo Faliro afër një restoranti në Greqi.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të para të policisë, konflikti nisi në një dyqan dhe përfundoi në rrugë.

Njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi drejt shqiptarit. Menjëherë pas ngjarjes, të dyshuarit u arratisën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorëve./Gazeta Sinjali/