image Pjesëmarrje e ultë e votuesve në zgjedhjet e Izraelit për shkak të koronavirusit

Shëndetësi

Botë/ Pjesëmarrje e ultë e votuesve në zgjedhjet e Izraelit për shkak të koronavirusit

news image

Izraeli sot po zhvillon zgjedhjet e reja për qeverinë e ardhshme të vendit, ku kryeministri në detyrë, Benjamin Natanjahu do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi.

Qendrat e votimit në Izrael pritet të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00 të mbrëmjes, për 6,4 milionë banorë, me të drejtë vote.

Pjesëmarrja në orët e mëngjesit ishte e ulët, për shkak të frikës ndaj epidemisë së koronavirusit.

“Dilni të votoni, sot është ditë krenarie. Situata me koronavirusin është tërësisht nën kontroll, kemi marrë masat e duhura parandaluese për të votuar të sigurt,” u shpreh kryeministri në detyrë, Netanjahu./Gazeta Sinjali/