image Pianistja Melisa Ibrahimi shpërblehet me çmim në “International Music Competition”

Muzikë

Kulturë/ Pianistja Melisa Ibrahimi shpërblehet me çmim në “International Music Competition”

news image

Studentja e pianos në vitin e II-të në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Melisa Ibrahmi është shpёrblyer me ҁmimin e dytё nё garat ndërkombëtare “International Music Competition” nё Beograd, Serbi.

Ibrahimi arriti ta fitojë çmimin e dytë në kategorinë “Senior” (nga mosha 18 vjeçare e më lartë”, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo garë internacionale u mbajt në mënyrë virtuale për arsye të rrethanave të pandemisë së koronavirusit dhekonkurrent kishte nga e gjithë bota.

Këto interpretime u vlerësuan nga një juri profesonale prej gjashtё pianistёve botёrore nga: Kina, Rusia, Serbia, Polonia, Gjermania dhe Franca.

Ky lajm i mirë vjen në ditët kur pothuajse e gjithë bota është duke luftuar kundër pandemisë së koronavirusit dhe në kuadër të kësaj beteje janë ndërmarrë masa që të anulohen të gjitha aktivitetet kulturore./Gazeta Sinjali/