image Udoviçiqit i ndalohet hyrja në Kosovë, refuzohet kërkesa e tij

Politikë

Udoviçiqit i ndalohet hyrja në Kosovë, refuzohet kërkesa e tij

news image

Ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq, i është refuzuar kërkesa për hyrje në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Refuzimi i kërkesës nga autoritetet kosovare është bërë i ditur nga Petkoviq.

Nga mediat serbe u theksua se institucionet e Kosovës kanë dërguar mbrëmë një njoftim për të bërë të ditur se i ndalohet hyrja ministrit në territorin kosovar.

Ministri kishte bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë në mënyrë që të bisedojë me disa të rinj, të cilëve do t’u shpërndante bursa studentore.

Poashtu ai kishte paraparë të vizitojë edhe Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok./Gazeta Sinjali/