image Petkoviq vjen sot në Kosovë

Rajon

Petkoviq vjen sot në Kosovë

news image

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovës, Petar Petkoviq, do të qëndroj për dy ditë në Kosovë.

Ai në Kosovë do të qëndrojë deri nesër.

Në njoftimin e bërë nga kjo zyre është treguar se ai do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

I njëjti parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.

Kjo vizitë e Petkoviq në Kosovë vjen pak ditë para takimit që do të mbahet në Bruksel mes Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe Aleksandër Vuciq, presidentit serb./Gazeta Sinjali/