image Petkoviq takohet me ambasadorin rus, flet për Asociacionin dhe zgjedhjet e fundit në Kosovë

Rajon

Petkoviq takohet me ambasadorin rus, flet për Asociacionin dhe zgjedhjet e fundit në Kosovë

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar dje me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, takim në të cilin ka dominuar tema për Kosovën.

Ai ka folur me ambasadorin rus për rezultatet e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku ka theksuar se serbët pranuan të marrin pjesë në këto zgjedhje vetëm sepse siç tha ai “mbështesin Marrëveshjen e Brukselit dhe pritshmëritë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Petkoviq ka thënë se “Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e menjëhershëm të Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim”.

Ai ka shtuar se “dialogu i Brukselit aktualisht është peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për ta zbatuar atë deri më tani dhe para së gjithash, detyrimin e marrë për të formuar Asociacionin”.

/GazetaSinjali/