image Petkoviq: Në Jarinje takova qytetarë që iu ndalua hyrja në Kosovë, e njoftova Lajçakun

Rajon

Petkoviq: Në Jarinje takova qytetarë që iu ndalua hyrja në Kosovë, e njoftova Lajçakun

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka njoftuar se është takuar me qytetarët në Jarinje, të cilëve sipas tij u ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Petkoviq që ishte për vizitë në Kosovë tregoi se për këtë çështje e ka kontaktuar edhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtu në Jarinje, takova një autobus të pelegrinëve tanë, besimtarë që ishin nisur për të vizituar ‘manastiret tona’ në Kosovë. Ata u ndaluan të hynin në provincën tonë jugore. Si shpjegim, ata morën një letër mbi të cilën, ndër të tjera, është shkruar se këta njerëz të mrekullueshëm, besimtarë, janë një kërcënim për sigurinë publike dhe shëndetin publik“, shkroi Petkoviq në Twitter.

Tutje ai ka shtuar se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe përbën shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, të arritur nga Kosova dhe Serbia.

“Në ndërkohë, unë e thirra Lajçak dhe ia përcolla se kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/