image Petkoviq i reagon Rashiqit: Përpjekje e pakuptimtë, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Politikë

Petkoviq i reagon Rashiqit: Përpjekje e pakuptimtë, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, duke përsëritur se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Rashiq kishte deklaruar se njohja e dokumenteve të Kosovës paraqet një njohje de facto nga Serbia.

“Ai dhe liderët e tij largojnë frikën irracionale të Kurtit ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe me pretendime të pakuptimta për ‘njohje de facto’ nga Serbia, dhe kjo është padyshim një litar shpëtimi që ata po e kapin në përpjekje për të ngadalësuar rënien e karrierës së tyre politike. “, tha Petkoviq në njoftim.

Ai shtoi se Beogradi ua prezantoi qartë vijat e kuqe negociatorëve të Kosovës dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë, duke lënë jashtë ekuacionit për normalizimin e marrëdhënieve çështjen e qëndrimit të Beogradit ndaj pavarësisë të Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë sinqerisht në një dialog të civilizuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, forcimin e lidhjeve ekonomike, lehtësimin e jetës së njerëzve që jetojnë në Kosovë, megjithatë, ka kufij të qartë për konstruktivitetin dhe vullnetin tonë të mirë. dhe ato janë të përcaktuara qartë”, ka theksuar Petkoviq.

Ai shtoi se “Beogradi nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, as nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, dhe Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në mënyrën e përcaktuar në dialogun e deritanishëm – dhe kjo. është bërë e qartë për të gjithë”, u shpreh Petkoviq.

/GazetaSinjali/