image Pesë viktima dhe 276 raste të reja me koronavirus në Serbi

Rajon

Pesë viktima dhe 276 raste të reja me koronavirus në Serbi

news image

Numri i të prekurve dhe i viktimave nga COVID-19 në Serbi po vazhdon të rritet.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë regjistruar 276 raste të reja, ndërsa pesë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, raporton B92.

Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 9 mijë e 922 persona.

Autoritetet shëndetësore mjekësore kanë bërë të ditur se me oksigjeno terapi janë gjithsej 118 pacientë.

Ndryshe, Serbia deri më tani ka regjistruar 27 mijë e 332 persona të infektuar me COVID-19 gjersa kanë vdekur 626 persona. /Gazeta Sinjali/