image Pesë punëtorë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë në Meksikë

Botë

Pesë punëtorë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë në Meksikë

news image

Të paktën pesë punëtorë kanë vdekur në një shpërthim dhe zjarr në një fabrikë në Meksikë, thanë autoritetet lokale.

Sipas mediave të huaja, dy të tjerë u lënduan në aksidentin në qytetin Tequila, shteti Jalisco.

“Incidenti përfshiu shpërthimin e një makine cisternë”, tha agjencia e mbrojtjes civile e Jalisco, duke shtuar se zjarri ndezi tre tanke shtesë, secila me një kapacitet prej 219,000 litrash.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, thanë autoritetet ndërkohë që të paktën 40 ekipe zjarrfikëse dhe të mbrojtjes civile iu përgjigjën incidentit.

Në një deklaratë, Casa Cuervo tha se po ndihmonte autoritetet me hetimin e tyre dhe do të përforconte kontrollet e sigurisë në objektet e saj.

Qyteti i Tequila, i cili i jep emrin pijeve, është një qendër për turizëm, duke pritur mesatarisht më shumë se një milion vizitorë në vit nga Meksika dhe jashtë saj, sipas të dhënave nga zyra e kryetarit të bashkisë.

SHBA është tregu më i madh për eksportet meksikane të Tequila.

/GazetaSinjali/