image Përveç policëve lëndohet edhe i dyshuari pasi sulmit në sallën e sporteve në Gjakovë, theu këmbën duke tentuar të ikë

Siguri

Përveç policëve lëndohet edhe i dyshuari pasi sulmit në sallën e sporteve në Gjakovë, theu këmbën duke tentuar të ikë

news image

Një ndeshje boksi sot në Gjakovë nuk përfundoi si duhet. Pas kumtimit të rezultatit të ndeshjes, Gasper Rrasi, babi i boksierit që humbi sulmoi gjyqtarët e policët.

Rrasi sulmoi policët e gjyqtarët bashkë me dy djemtë e tij. Por njëri prej tyre duke tentuar të ikë ka pësuar lëndime trupore.

Dëshmitarë që ishin në vendin e ngjarjes thanë për Sinjalin se në ato momente njëri nga policët i është vu në ndjekje djalit të Rrasit, me ç’rast personi i dyshuar ka pësuar frakturë në këmbë.

Nga sulmi prej të dyshuarve, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se edhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Rrasi me dy djemtë e tij është arrestuar nga Policia.

Gasper Rrasi me djalin e tij boksier, i cili humbi ndeshjen sot

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/